zoom

Lajme

Rama përkujton 21 Janarin: Katër të vrarë ende s‘prehen dot në paqe

Rama përkujton 21 Janarin: Katër të vrarë ende s‘prehen dot në paqe

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 15-vjetorin e protestës së 21 janarit, ngjarje ku humbën jetën katër protestues.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehet se viktimat ende nuk kanë gjetur paqe.

Ndërsa kritikoi ashpër drejtësinë, për të cilën thotë se “i ngjan një breshke që lutet për harresë”.

“Sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Si pasojë e të shtënave me arme zjarri më 21 janar u vranë katër qytetarë të paarmatosur, Aleks Nika, Hekuran Dedaj, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizaj./Zoom.al