zoom

Ide & Blog

Rama nuk ka moral kur flet për Kosovën

Rama nuk ka moral kur flet për Kosovën

Nga Enver Robelli

Serish Kosova po keqperdoret nga politikanet e Tiranes per betejat e tyre te brendshme dhe te pista politike. Behen sikur po i ndihmojne Kosoves, ne te vertete ia fusin thiken pas shpines. Me fjalime absurde dhe me poza te rrejshme patriotike.

Ta marrim si shembull kryeministrin aktual Edi Rama. Me 2015 e ka perkrahur themelimin e Gjykates Speciale, madje erdhi ne Prishtine per t’i mbeshtetur Hashim Thaçin dhe Isa Mustafen per te krijuar gjykaten. Atehere qe te tre mallkonin kritiket e gjykates dhe i konsideronin armiq te Perendimit.

Me 2018 Edi Rama tha ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos se Gjykata Speciale eshte e pashmangshme dhe nuk ekziston rreziku i shperberjes se saj. Nuk erdhi ne Prishtine per ta perkrahur Thaçin i cili synonte zhberjen e gjykates.

Rrjedhimisht, fjalimi i sotem i Edi Rames ne Kuvendin e Shqiperise ku perpiqet te mbaje leksione kinse patriotike, eshte aq qesharak, aq i dobet, aq jokredibil. Nje karikature fjalimi! Si t’i besohet nje politikani qe 7 vjet e perkrahur nje gjykate, pastaj thote te kunderten?

Akuza e Rames se PD ia ka futur thiken pas shpines Kosoves, eshte paushalle. Po, PD ka bere disa marrezi ndaj Kosoves. Ndersa Kosova ne vitin 1998 ishte perfshire nga flaket e luftes, ne Tirane PD perpiqej te bente puç.

Por e verteta tjeter eshte se kane qene socialistet ne pushtet, kur ne Tirane eshte vrare Ahmet Krasniqi, minister i Mbrojtjes i Kosoves. Kurre kjo vrasje nuk u ndriçua, sepse nuk eshte ne interesin e politikaneve qe qeverisnin ne ate kohe dhe qe kane ndikim edhe sot. A jane arrestuar vrasesit e Ilir Konushevcit?

Ka qene Partia e Edi Rames ne pushtet kur nje strukture e UÇK-se u tolerua te hape burgje brenda Shqiperise. Jane denuar njerez ne Kosove per keqtrajtim civilesh ne keto burgje. Nese ka nje parti ne Shqiperi qe me keqqeverisjen e saj e ka bere te mundshem raportin e Keshillit te Europes, atehere ajo parti eshte Partia Socialiste. Edi Rama vetem duhet ta shikoje arkivin e partise se tij.

Nuk them qe PD do kishte qeverisur ndryshe nga PS po te ishte ne pushtet ne fund te viteve 90-te, por perpjekja e Rames qe per betejat e brendshme politike ta etiketoje PD-se si parti antikosovare eshte pak me shume se dashakeqesi dhe fyerje e logjikes minimale te opinionit.

Per keso “ndihmash” nuk ka nevoje Kosova. 12 vjet pas publikimit te raportit te Keshillit te Europes, 8 vjet pas raportit vendimtar te prokurorit amerikan Clint Williamson, 7 vjet pas themelimit te Gjykates Speciale – te krekosesh se tani me nje rezolute mund te besh hatane, eshte hedhje e pluhurit ne syte e opinionit per te mbuluar heshtjen 12 vjeçare. Kosova nuk do te duhej te keqperdorej si lecke per tharjen e moçalit te politikes se Tiranes./Zoom.al