Aplikacion
Kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë mitingun përmbyllës elektoral në Fier, ku nuk kurseu sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, në veçanti ndaj drejtuesit të Partisë Demokratike në këtë qytet, Gazment Bardhi.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Rama e cilësoi Bardhin si “Gazi i botës”, duke thënë se ai nuk përfaqëson vlerat e qytetit të Fierit dhe nuk meriton as besimin dhe as respektin e qytetarëve.
“Në këtë shesh është e pamundur të mos prek edhe një pjesë të historisë së shëmtuar të politikës – këneta, që është mbledhur këtu si mbetje nga Gjanica. Kjo këneta që ka sjellë në emër të Fierit një person që nuk e meriton asnjë respekt. Dikë që është vetëm Gazi i botës,” deklaroi Rama.
Ai vijoi më tej duke akuzuar opozitën se është peng i interesave personale dhe se nuk mund të përfaqësojë as Fierin e as Shqipërinë.
“Fieri nuk mund të bëhet gazi i botës duke ndjekur një plak të rrjedhur që nuk di më si të përfundojë fjalitë. Ata nuk mund të marrin peng as Fierin, as Shqipërinë,” përfundoi kreu i qeverisë.