Aplikacion
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë dhe Kryesinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja do të nisë në orën 14:00, në Pallatin e Kogreseve dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, socialistët do të diskutojnë për kandidatët për deputetë që do të jenë pjesë e listës në zgjedhjet parlamentare të majit.
Gjithashtu, çështja e votës së diasporës do të jetë një nga pikat kyçe të axhendës.
Diskutimet do të ndalen edhe te programi elektoral i Partisë Socialiste.
