zoom

Aktualitet

Rama: Pagesa nga buxheti i Shtetit për inceneratorët do vijojë

Jorida Tabaku e ka pyetur kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesat që vijojnë nga buxheti i Shtetit për inceneratorët.

Rama ka pranuar se është në dijeni të këtyre pagesave, por ka thënë se do vijojnë pagesat edhe pse janë nën hetim.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se 100 milionë Euro për të cilën akuzohet qeveria se janë paguar, janë fantazi. Ai u shpreh se deri më tani janë paguar 55.3 milionë euro për ndërtimin e impianteve në Elbasan dhe Fier, ndërsa në Tiranë, investimi kryhet 100% nga privati.

Tabaku: Ashtu siç e pranuat edhe ju i ndiqni te gjitha projektet. Kujdeseni qe ato te përfundojnë. Kujdeseni qe ato te zbatohen. Ndaj pyetja ime a keni dijeni per procedurat jane te njëjta nga i njëjti grup administratoresh? A jeni ne dijeni qe organi i akuzës ka hapur nje hetim per çështjen per te cilën eshte ngritur ky komision hetimor? A jeni ne dijeni qe buxheti i shtetit vazhdon paguan per inceneratorin ne qytetin e Fierit, por njëkohësisht edhe ate te qytetit te Tiranes, pavarësisht se këto jane duke u gjykuar?