Aplikacion
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për ftesën dhe duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për këtë nismë.
“Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka… sa të kënaqur jemi që jemi pjesë”, u shpreh Rama në nisje të fjalës së tij.
Ai iu referua diskutimeve në Europë, ku sipas tij po qarkullojnë zëra se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por theksoi se nuk e sheh këtë si një përpjekje të tillë.
“Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”, deklaroi ai.
Rama përgëzoi rolin e Trump për, sipas tij, dhënien fund të konfliktit në Gaza, duke konfirmuar se Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në procesin e stabilizimit dhe rindërtimit.
Ai propozoi që Bordi të ftojë të gjitha vendet kontribuese për të ndihmuar fëmijët dhe pengjet e prekura nga konflikti, duke theksuar se angazhimi nuk duhet të jetë vetëm financiar.
“Jo vetëm duke vendosur para, por edhe duke ofruar arkitektë, në mënyrë që kjo zonë të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës”, u shpreh Rama.
Në një tjetër moment të fjalës, Rama u ndal te procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Hagë, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai kritikoi atë që e cilësoi si një proces të gjatë dhe të padrejtë, duke u shprehur se disa vende demokratike që kanë sponsorizuar këtë drejtësi “duhet të jenë të turpëruara”.
“Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen dhe për një konflikt afër shtëpisë tonë, ku presidenti Trump u ndal te Kosova dhe Serbia, duke e bërë të famshme në të gjithë botën, ish-Presidenti i Kosovës po shpenzon 6 vjet në një gjyq të urryer të sponsorizuar nga disa vende demokratike, disa presidente këtu, që duhet të jenë të turpëruar nga kjo drejtësi. Vetëm një javë më parë, një tjetër prokuror kërkoi 45 vite burg për të, duke u tërhequr para një shteti që kërkon drejtësi. Z. President, le të bëjmë diçka para se siç thatë dhe ju, para se gjëra më të këqija të ndodhin”, tha Rama, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Trumpit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari