zoom

Lajme

Rama e sulmoi, reagon Fevziu: Përgjigjen pasdite

Rama e sulmoi, reagon Fevziu: Përgjigjen pasdite

Blendi Fevziu iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i përmendi dhe numëroi fluturimet dhe udhëtimet jashtë vendit.

Në reagimin e shkurtër, Fevziu i thotë Ramës se përgjigjen e plotë do ta marrë pasdite sepse për momentin po analizon zjarrin e mbrëmshëm te tregu tek ish-uzina Dinamo në Tiranë dhe dëmin kolosal të shkaktuar për tregtarët që operonin aty.

“Përgjigjen mbasdite se këtë moment po shoh pak tregun e djegur bashkë me miliona eurot e tregtarëve të vegjël shqiptarë që u tretën ne zjarrin e mbrëmshëm. Kronikë e zezë dmth”, shkruan Fevziu.

Përplasja mes Ramës dhe Fevziut erdhi pasi ky i fundit deklaroi se ka dijeni që të paktën 7 ministra udhëtojnë jashtë vendit në fundjavë dhe lënë të përgatitura video të regjistruara paraprakisht për publikim, sikur janë në detyrë.

Rama, jo vetëm i quajti të pavërteta deklaratat e Fevziut, po u mor edhe me udhëtimet private të gazetarit.

“E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi dhe këtej grindej live në Opinion deri në mesnatë po me Batonin – natyrisht bashkë me korin e llazoreve të sallonit të tij – sa për kronikën e zezë të javës e sa për përgjimet e zbardhura të ditës…”, tha Edi Rala mes të tjerash më herët./ Zoom.al

Postime të lidhura