Aplikacion
Që prej publikimit të listave të hapura, në Partinë Socialiste kanë nisur pakënaqësitë.
Në listat e hapura janë vendosur ata që shiheshin si senatorët socialistë dhe beteja për një mandat është më e forta qe prej sistemi mazhoritar të vitit 2005.
I tillë është rasti i deputetit Erion Braçe, një zë i fortë edhe brenda radhëve të socialistëve, i cili për herë të parë rrezikon të mbetet jashtë parlamentit.
Kjo për faktin se Erion Braçe është spostuar nga qarku i Fierit që prej vitesh kishte lidhje me zonën, në një qark tërësisht të ri për të.
Ky spostim i detyrueshëm dhe pa dëshirën e Braçes, rrezikon që në zgjedhjet e 11 majit, të mos sigurojë dot një mandat të ardhshëm në parlamentin shqiptar.
Në garën e Tiranës janë 22 burra kandidatë për maksimumi 5 poste parlamentare. Dhe kjo është një nga arsyet pse Erion Braçe çdo ditë publikon statuse lamtumire, pasi beteja për të është pothuajse e pamundur.
Më poshtë statusi i fundit:
CDO GJE E RE NIS NGA RESPEKTI!
Te hene, GRUPI PARLAMENTAR I PS, ka mbledhjen e fundit para zgjedhjeve te reja politike, parlamentare;
Proceset qe i paraprijne zgjedhjeve, kane sjelle faktin qe nje pjese e kolegeve te mi-DEPUTETE TE PS, nuk do kandidojne me dhe nuk do jene me deputete;
Une kam jetuar me ta, kam bere beteja me ta, kam fituar bashke me ta, jemi gezuar e hidheruar per ngjarjet e njeri tjetrit, UNE KAM JETUAR ME TA;
CDO GJE E RE, NIS NGA RESPEKTI PER TA E PER CILINDO SOCIALIST QE KA VOTUAR PER TA, CDOKEND TJETER QE I BERI FITUES;
Ndaj dua ti falenderoj per gjithcka qe kane dhene e kane bere, tu shpreh mirenjohjen per korrektesine gjate gjithe kesaj kohe-KANE QENE FUQIA E PUSHTETIT TE PS PER KATER VITE BASHKE!
Dua ta nis falenderimin tim me koleget e mi te qarkut FIER, Petron, Linditen, Baftjarin, Ismetin, Tatjanen, Mirelen, Bujarin, te peshuar fort nga njerezit me gati 24 mije vota personale;
Pastaj;
Dua te falenderoj koleget e mi te komisionite te EKONOMISE, Shpresen e mire, paqesore e te zonjen, Pranveren e vrullshme e kokedorte ne parimet e saj e profesionalizmin, Ilir Topin e Ilir Metajn-burrat pa kompromis ku qetesia dhe ashpersia shkojne ne nje;
Me tej;
Dua te falenderoj koleget e mi te LIGJEVE, Edin, Gerten, Klevisin, para te cileve u paraqita shpesh dhe gjithehere kam marre mbeshtetje;
Me tej edhe njehere;
Dua te falenderoj koleget e BUJQESISE, Laert e Baftjar, Ismet, edhe prej jush mora mbeshtetje per nismat e bujqesise, pavaresisht si te tjeret votuan ne fund;
Po ketu, dua te falenderoj pafund nje grua te forte-profesoreshe Luljeta Bozon, gruan qe sa here e shihja-nje simbol fuqie e vendosmerie, qetesie e mencurie, mesoja, mesoja cduhej te beja me mire e deri ne fund;
Me tej akoma;
Dua te falenderoj tre miq te mire;
Nasipin qetesine e vendosmerine e te cilit e njoha qe heret, nderin e dinjitetin e pata perballe edhe ne gare, edhe ne qeverisje-une si opozitar, edhe tani bashke aty ne sallen e Kuvendit; gjeneral Kollcakun qe e njoha ne situaten me te veshtire deri tani-TERMETIN E THUMANES, ku ishte kudo per te ndihmuar njerezit; PAULININ, malesorin e mire, mikun e shume betejave te fituara si askush tjeter….
Ne fund;
Dua te falenderoj te gjithe koleget e tjere, burra e gra te mire e te zote, asnjehere problem per grupin dhe komunitetet e tyre, FUQIA REALE E GARANTUESE -jo thjesht numerike e nje maxhorance qe ka mbeshtetur aq forte qeverine e saj; ne kushte ekstreme e te veshtira.
Ju jam perulesisht mirenjohes per gjithcka ishit-kurre problem as ne grup e as ne komunitet, per gjithcka bete ne grup e komunitet, per gjithcka dhate kudo; keni bere mire e te jeni krenare perballe edhe kete!
DUA CDO TE MIRE PER JU!