zoom

Aktualitet

RAI 3: Olsi Rama lëvizte me mjetin e kartelit të trafikut të drogës! Iu fshi emri nga dosja

Gazetari italian Giorgio Mottola, në emisionin investigativ “Report” në “RAI 3” ku trajtua  lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, ka përfshirë edhe emrin e vëllait të kryeministrit shqiptar EdI Rama.

Ai ka deklaruar se “disa hije arrijnë edhe tek Olsi Rama”, ku shprehet se vëllai i kreut të qeverisë ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar.

Gazetari Mottola theksoi se ky Olsi Rama as nuk është marrë në pyetje, ndërsa emri i tij është fshirë nga dosjet gjyqësore.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë. Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore”, thuhet në dokumentin e emisionit “Report” të RAI 3, ku është publikuar edhe foto e Olsi Ramës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ishte ai që akuzoi vëllain e kreut të qeverise se ishte mund të ishte “personi i panjohur” në laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe se nuk përmendej në këtë dosje.

Olsi Rama dhe Edi Rama nuk sqaruan asnjë nga akuzat e Bardhit, por njoftuan se do të bëjnë një padi për shpifje në gjykatë për Bardhin. Por Rai 3 ka konfirmuar dje, përmes një emisioni investigativ, denoncimin e Gazment Bardhit përmes publikimit të dokumeteve zyrtare.

“Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi”, thuhet në reportazhin e RAI 3.