zoom

Lajme

Xibraka/ PD vendos targën e Olsi Ramës për çdo tavolinë dhe karrige, Basha e refuzon! (Fotot)

Nga një targë në çdo tavolinë të Parlamentit dhe karrige. Pikërisht targa e pretenduar se i përket mjetit të përdorur nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, në vitin 2015, bashkë me të akuzuarit dhe dënuarit e dosjes “Xibraka”, për laboratorin e kokainës kolumbiane.

Dhe tashmë targa e lakuar këto ditë nga opozita duket se është bërë edhe objekt diskutimi dhe sot në Kuvend.

Në çdo ulëse në radhët e deputetëve të opozitës është vendosur pikërisht targa AA653DM (fotot). teksa ra në sy se në tavolinën e Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij kjo targë nuk mbahej në tavolinë, duke refuzuar nismën e Rithemelimit.

Bardhi paralajmëroi dje se do ta diskutonte këtë çështje dhe në Kuvend. Ai ka kërkuar interpelancë urgjente me Ramën, por ky i fundit ka refuzuar, ashtu sikurse edhe Konferenca e Kryetarëve e rrëzoi kërkesën pas Kuvendit. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)