zoom

Aktualitet

Qindra shqiptarë në SHBA nisin festimet për pavarësinë! Marshim me flamur

110-vjetori po përkujtohet edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë. Sot pasdite, ishte komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që bëri një marshim me flamurin kuqezi nga New Jersey në New Jork. Udhëtimin e shoqëronin disa efektivë policie, shumica shqiptarë.

Organizimin e bëri Albanian Alliance Garfield, New Jersey. Të paktën 400-500 shqiptarë ishin të pranishëm që u shoqëruan me policinë në New Jersey dhe New Jork.