E shtunë, 3 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
in In Zoom, Slider
0
Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin e disa ditëve më parë midis kryeministrit Edi Rama dhe bizneseve të mëdha në vend, njëri nga biznesmenët, pjesë e takimit, përgënjeshtroi Institutin e Statistikave, Instat, për shifrat e pagave që ka publikuar.

Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Avenir Kika, tha para kryeministrit dhe ministres së Financave se ajo pagë nuk është reale.

“Nuk e kuptoj pse e nxjerrin 510 mijë lekë (të vjetra), ne nuk kemi paga të tilla”, -tha Kika duke shtuar se në biznesin e tij, por edhe tek të tjerët, punonjësit paguhen me paga që nisin 80 mijë lekë.

Por në fund të fjalës së tij, ai u sinkronizua me fjalën e kryeministrit, i cili kritikoi fort bizneset që “shfrytëzojnë punonjësit pa sigurime e vetë blejnë nga shtatë shtëpi”. Kika supozoi se shifra zyrtare mund të vijë dhe nga nëndeklarimet që bëjnë bizneset.

Fillimisht, paga e këtij sektori matur nga Instat është  e mesatarizuar. Nga këtu, nëse supozojmë se Kika dhe kolegët e tij po aq të rëndësishëm, paguajnë dhe deklarojnë më shumë se 51 mijë lekë, duhet të kishin patjetër më shumë peshë dhe të lëviznin për lartë këtë vlerë.

Nga ana tjetër, Instat punon në koordinim me institucionet, nga drejtoria e Tatimeve tek AZHBR dhe  statistikat i referohen dhe vetë gjetjeve të tyre, pa ndërhyrë Instituti.

Cilado qoftë arsyeja e asaj shifre dhe cilado të jetë arsyeja e mohimit të saj, konkluzioni nuk ndryshon: ajo nuk është e saktë!

Instat, si burimi i vetëm zyrtar dhe  më i fuqishëm,  shpeshherë dhe si referencë për studime ndërkombëtare ngec në ofrimin e statistikave që i afrohen realitetit. Evazioni dhe mosdeklarimi nuk është arsye. (Institucionet ndërkombëtare kanë aftësinë të përllogarisin edhe paranë jashtë sistemit tatimor.)/Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: biznesiINSTATpaga

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

INSTAT “fsheh” të dhënat e popullsisë, teksa emigracioni kulmoi sërish dhe lindjet ranë ndjeshëm
Aktualitet

INSTAT “fsheh” të dhënat e popullsisë, teksa emigracioni kulmoi sërish dhe lindjet ranë ndjeshëm

02/06/2023
Gabimi me përllogaritjen e koeficentit që pezulloi rritjen e pagave nga qeveria
Ekonomi

Gabimi me përllogaritjen e koeficentit që pezulloi rritjen e pagave nga qeveria

01/06/2023
Pa rroga prej disa muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve
Aktualitet

Pa rroga prej disa muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve

30/05/2023
Instat: Në 2022-shin u rrit numri i njerëzve që vdiqën nga “shkaqe të paqarta”
Aktualitet

Instat: Në 2022-shin u rrit numri i njerëzve që vdiqën nga “shkaqe të paqarta”

29/05/2023
Ku do t’i gjejë qeveria paratë për pagat e deputetëve dhe ministrave?! Tek fatura jonë e energjisë
Ekonomi

Ku do t’i gjejë qeveria paratë për pagat e deputetëve dhe ministrave?! Tek fatura jonë e energjisë

25/05/2023
Mjekët “kënaqen” me rritjen e pagës 15 mijë lekë/ Tërhiqen nga peticioni për Ramën
Aktualitet

Mjekët “kënaqen” me rritjen e pagës 15 mijë lekë/ Tërhiqen nga peticioni për Ramën

08/05/2023
Lajm i rradhës
Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta






ADS
zoom.al

Të fundit

Lifestyle

Kënaqësia e ulët seksuale sjell humbje të kujtesës, ja ç’thonë ekspertët

02/06/2023
Politikë

Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar

02/06/2023
Lifestyle

Ledri flet për marrëdhënien me Sarën: E kam zgjuar në 4 të mëngjesit

02/06/2023
Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In