zoom

Aktualitet

“Qëndrimi juaj më kujton Nënë Terezën”! Zelensky falënderon shqiptarët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky foli këtë të marë virtualisht në Kuvendin e Shqipërisë. Fjalën e nisi me urim për festën e Bajramit dhe tha se i uronte popullit shqiptar atë që ukrainasat i urojnë njëri-tjetrit: Paqen. Prej 24 Shkurtit, presidenti ukrainas tha se Rusia i ka kthyer të gjitha ditët e popullit të tij në një rrezik vdekjeprurës.

“Ju përgëzoj për këtë festë. Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit ia urojnë njëri tjetrin, paqen. Gjatë këtij muaji, myslimanët e Ukrainës dhe shoqërisë sonë nuk kanë patur asnjë gjë paqësore. Që prej 24 Shkurtit, Rusia i ka kthyer të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. Në qytetin e Odesës një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën. E plagosur ka mbetur një vajzë 17-vjeçare. Në qytetin tonë më të madhe të Kharkiv, një e pesta e shtëpive janë shkatërruar tashmë. Granatimet vazhdojnë. Duke folur për një qytet, në Mariupol u shkatërrua tërësisht. Nuk ka asnjë ndërtesë.

Të moshuarit që i mbijetuan dy pushtimeve, pushtimit përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit aktual të Rusisë thonë që nuk kanë parë mizori të tilla. Ata po shikojnë ushtarët ruse që gjuajnë fëmijët. Ata shikojnë fshatarët që janë zënë robër dhe janë detyruar ditë e natë të shtriheshin në tokë në temperatura zero.

Shumë prej tyre u qëlluan në pjesën e pasme të kokës. Trupa të pajeta janë gjetur në pjesën e pasme të kokës. Rusia është kërkuar të pushonte zjarrin të paktën në Pashkët ortodokse. Nuk është përgjigjur. Mendoni veten 86 objekte fetare u dëmtuan nga granatimet. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të kishës, qoftë edhe objekte të kishës ruse nga granatimet e saj. Ata nuk duan të ndalojnë”, tha Zelensky.

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falenderoi shqiptarët për mbështetjen ndaj popullit ukrainas. Ai shprehu mirënjohjen e tij për mos hezitimin e popullit tonë për të mbështetur ata që kanë nevojë. Qëndrimi i shqiptarëve, Zelenski tha se i kujtonte Nënë Terezën

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, nuk mendoni kë do mbështesni, ju jeni në anën e lirisë dhe së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën. Faleminderit për ndihmën e mbrojtjen, në mbështetjen e censurave kundër Rusisë, për përkujdesjen që ju i bëni njerëzve tanë, fëmijëve tanë, veçanërisht burrit. Ky qëndrim i juaji ndaj popullit ukrainas, ndaj fëmijëve të Ukrainës në ditë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen dhe ta afrojnë atë me shenjtërinë që njerëzit do të kujtojnë brez pas brezi. Unë besoj se duke punuar së bashku me gjithë europianët, në këtë mënyrë, me përpjekjet tona të mira të përgjithshme ne do jemi në gjendje ta ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia, por gjithashtu do të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një përsëritje e një kërcënimi të tillë. Ndërsa paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet në BE, mesa duket përfshin embargon e naftës dhe bllokimit real të çdo skeme që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë dhe për të injoruar sanksionet”./Zoom.al