zoom

Politikë

Zelensky mban fjalimin në Parlament, Berisha shikon veten në Ipad

Ndërsa Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbante fjalën e tij në kuvendin e Shqipërisë, ish- kryeministri Sali Berisha ishte i zënë duke parë profilin e tij në Facebook.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sot në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi ka falënderuar popullin shqiptar për përkrahjen, ndërsa tregoi dhe situatën e rëndë që po kalon vendi.