zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Bulqizë – Një person qëllon me kallashnikov pas konfliktit të çastit (EMRAT)

Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se dy persona të identifikuar si Fadil Ternova dhe Afrim Peti janë konfliktuar me njëri – tjetrin, në afërsi të një karburanti mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës në rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur në moment dhe Fadil Ternova ka nxjerrë armën automatik dhe ka shtënë në drejtim të një mjeti të parkuar i cili është në pronësi të Afrim Petit.

Nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të Fadil Ternovës.