zoom

Aktualitet

Qendra e emigrantëve në Gjadër kthehet në burg për 2 800 mafiozët shqiptarë të dënuar në Itali

Pas dështimit të planit Rama – Meloni, qendra e emigrantëve në Gjadër do të kthehet në burg për 2 800 mafiozët shqiptarë të dënuar në Itali.

Për Shqipërinë: “Gjithçka mbrapsht!”, por pa orkestrën e Renzo Arbores. E kapur mes gjyqësorit të zakonshëm dhe atij të kontabilitetit, Giorgia Meloni po eksploron rrugë të reja, duke përfshirë atë të shndërrimit të qendrave shqiptare të emigrantëve në burgje për të strehuar të burgosurit e lidhur me mafia shqiptare, të cilët numërohen në rreth 2800 në Itali.

Nicola Gratteri, prokurori i Republikës në Napoli, paralajmëroi: “Mafia e së ardhmes, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, do të jetë ajo shqiptare”. Kryeministres i duhet njohur merita se ka demonstruar një kapacitet të dukshëm për përshtatje pragmatike ndaj synimeve të vendosura në këto dy vite qeverisje.

Emblematike ishte kryevepra e fundit e politikës reale që solli ministrin e saj më të besuar, Raffaele Fitto, në zëvendëspresidentin ekzekutiv të BE-së kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Por me imigracionin e paligjshëm, tema e identitetit tëpfartisë Fratelli D’Italia, vjen një provë e vështirë. Aksionet janë të mëdha: në qendër të gjithçkaje, “Plani Mattei” për frenimin e zbarkimeve në Siçili pjesë e të cilit janë qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

Synimi ishte transferimi i njerëzve të dëshpëruar nga Afrika, të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare nga anijet e Marinës dhe Financave, direkt në Shëngjin dhe Gjadër, në pritje të procedurave burokratike të fatit të tyre. Sot vizioni ka ndryshuar, në fakt lajmet e fundit raportojnë se pothuajse i gjithë stafi i qendrës është tërhequr në Itali. Tani mbetet për t’u përcaktuar se si këto vende mund të përdoren në një raport kosto/dobi që deri tani anon në favor të të parës.

“Sulm i pajustifikuar dhe denigrues”. Përplasja mes qeverisë dhe togave të kuqe nxehet

Bashkëpunimi midis Romës dhe Tiranës ka rrënjë të thella, mjafton të kujtojmë eksodin biblik të vitit 1991 – i përjetësuar në filmin “L’America” të Gianni Amelio – me 20.000 emigrantët që iknin nga Shqipëria postkomuniste të ngjeshur në anijen “Vlora”, e cila u ankorua në Bari ishte një tronditje, në atë kohë qeveria Andreotti, pa shumë komplimente, i riatdhesoi disa ditë më vonë, për të rënë dakord më pas për mbështetjen dhe ndihmën e misionit “Pelikan”.

Në vitet në vijim vazhduam me misionet italiane si “Alba”, në 2017 dhe ndërhyrjet pas tërmetit në 2019, në të cilat Italia ishte e para që ndihmoi. Aktualisht bashkëpunimi është edhe më i ngushtë, duke përfshirë Forcat e Armatosura, drejtues të inteligjencës dhe personalitete shqiptare. Ndër këta spikat një njeri kyç i marrëdhënieve dypalëshe si Ilir Kulla, ish-ministër për Çështjet Fetare, këshilltar për siguri ndërkombëtare i kryeministrave dhe presidentëve dhe një mik i madh i Italisë ku u diplomua.

Shkëmbimet mes dy kombeve datojnë në shekullin e 15-të, me lindjen e komuniteteve arbëreshe në Italinë jugore. Të forcuar nga ky bashkëpunim, bisedimet konfidenciale të vazhdueshme kanë të bëjnë me hipotezën e rizhvillimit të qendrave për emigrantët në burgje, në mënyrë që të lehtësohet sistemi ynë penitenciar, i cili është gjithnjë e më i mbushur me njerëz dhe më pak i menaxhueshëm. Ideja bazohet në një protokoll efektiv tashmë në përdorim që nga koha e drejtuesve të Fatos Nanos dhe Silvio Berlusconit, për të mos përmendur që Italia dhe Shqipëria janë përfshirë prej vitesh në marrëveshje ministrore dhe në departamentin e burgjeve, aq sa Vendi tashmë në të shkuarën ka financuar dy burgje në Shqipëri.

Përballë mbipopullimit të burgjeve të vendit, me përqindje që i kalojnë 130% dhe me gjithnjë e më shumë vetëvrasje të të burgosurve, dalin propozime të arsyeshme për të përdorur zonën e Lezhës, në veri të qytetit të dy shqiponjave, për të burgosurit shqiptarë të dënuar në Itali. Porti i Shëngjinit, megjithatë, mund të presë emigrantë përgjatë rrugës ballkanike, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Këto ndërhyrje do të përfaqësonin një “win-win” për të dy vendet në anët e kundërta të Adriatikut.

Autoritetet shqiptare do të donin gjithashtu të shfrytëzonin këtë mundësi për t’u pozicionuar në qendër të vëmendjes evropiane, ndoshta në funksion të procesit të anëtarësimit në BE. Ideja e transferimit të emigrantëve në Shqipëri lindi nga bisedat mes Giorgia Melonit dhe kryeministrit të atëhershëm britanik Rishi Sunak, i cili ilustroi projektin e “deportimit” të emigrantëve në Ruandë. Megjithatë, ndërsa Ruanda është mijëra kilometra larg Londrës, Shqipëria është përballë Italisë, duke e bërë projektin në dukje më të zbatueshëm. Ideja u perfeksionua më pas në verën e vitit 2023, gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri në bisedat me kryeministrin Edi Rama, i cili i vuri në dispozicion territorin e tij. Paralelisht, BE ka arritur një marrëveshje për Paktin e ri të Migracionit dhe Azilit, të miratuar nga Parlamenti dhe Këshilli Europian majin e kaluar, i cili parashikon që qendra si ato italiane në Shqipëri të aplikohen duke filluar nga viti 2026.

OJQ-të miqësore ndaj kontrabandistëve dhe “kastit” të emigrantëve

Pavarësisht kritikave të shumta, përfshirë ato të brendshme, në Europë qendrat shqiptare konsiderohen model për t’u studiuar, megjithatë plani italian duket se ka mbërritur shumë herët për t’u kuptuar. Ndër gabimet e bëra ishte mungesa e një strukture organizative solide – të aftë për të menaxhuar detaje të rëndësishme – dhe një task force ligjore që do të bllokonte vendimet, megjithëse numri i vogël i migrantëve të përfshirë nuk ndihmoi. Marrëveshja e nënshkruar vitin e kaluar midis Romës dhe Tiranës parashikonte që Shqipëria të priste deri në tre mijë emigrantë me një kosto prej të paktën 670 milionë euro për pesë vjet. Anija gjysmë e zbrazët me më pak se 20 emigrantë, kostot e larta, vendi i zgjedhur në rrezik përmbytjeje, beteja juridiko-politike e menaxhuar keq bëri që mediat të çmendeshin. Me menaxhim më të mirë, koordinim të aktorëve të shumtë dhe planifikim më të thellë, qendrat mund të ishin plotësisht funksionale dhe të kishin dhënë një përgjigje konkrete. Qeveria e servir polemikën në një pjatë të argjendtë, si për drejtësinë, ashtu edhe për opozitën. Tani ne mund të përpiqemi vetëm të korrigjojmë situatën, duke parandaluar që një projekt ambicioz dhe i guximshëm të kthehet në një Titanik politik. /Il Tempo – Përgatiti në shqip Zoom.al