zoom

Lajme

Dështon përsëri marrëveshja, 7 emigrantët në Gjadër do kthehen në Itali

Shtatë emigrantët që mbërritën pak ditë më parë në Shëngjin, për t’u strehuar në kampin e Gjadrit, do të kthehen sërish në Itali.

Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të mbajtur në Shqipëri, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesimin, në Gjadër.

Pas përfundimit të afateve të vlefshmërisë, shtatë emigrantët do të duhet të largohen nga qendra e Gjadrit. Teksti i dispozitës së seksionit XVIII të imigracionit të Gjykatës së Romës, “i referohet Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, në zbatim të nenit. 267 TFBE” dhe “pezullon vendimin aktual të vlefshmërisë së pa paragjykuar efektet e ndalimit të përkohshëm të urdhëruar nga administrata me ligj (neni 6 Dekreti Legjislativ 142/2015 dhe 14 TU Emigracioni dhe neni 4 i Protokollit Shqiptar)”.

Sipas këtij vendimi, shtatë emigrantët do të kthehen në Itali pasi të kenë mbaruar afatet e paraburgimit, pra 48 orë, për të cilat gjykata ka pezulluar vendimin. Prandaj ata do të largohen nga Gjadri ku u dërguan nga anija Libra e Marinës Italiane.

Kjo është hera e dytë që grupi i emigrantëve ilegalë nga Italia dërgohet në Gjadër, e më pas kthehet sërish në Itali.

Postime të lidhura