zoom

Aktualitet

Qëlloi drejt 40-vjeçarit dhe më pas vrau veten – Si ndodhi vrasja në Korçë. Identifikohet 1 viktimë

Zbardhet dinamika e vrasjes që tronditi Korçën mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Zyrtarisht, policia njoftoi se një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njoftoi policia.