Aplikacion
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar një propozim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime sy më sy për përfundimin e luftës, duke e cilësuar si të pakuptimtë dhe duke i bërë thirrje ushtrisë së vendit të tij që “ta kryejë punën”.
“Nuk shoh asnjë arsye për t’u takuar. Kjo ka kuptim vetëm për palën ukrainase”, tha Putin në Forumin Ndërkombëtar Ekonomi të Shën Persburgut më 5 qershor, duke shtuar se një marrëveshje e mundshme armëpushimi vetëm do t’i ndihmonte Kievit që të ndalë ofensivën tokësore ruse.
Këto deklarata të Putinit vijnë një ditë pasi Zelensky publikoi një letër të hapur, duke i bërë thirrje presidentit rus të ndalë luftën, që tashmë është në vitin e pestë, dhe la të kuptohet se Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet.
“Ukraina është e gatshme për një armëpushim të plotë gjatë gjithë kohëzgjatjes së negociatave”, shkroi Zelensky më 4 qershor, duke sugjeruar se situata përgjatë vijës së frontit, e cila ka mbetur kryesisht e pandryshuar, nuk pritet të ndryshojë në favor të Rusisë në një të ardhme të afërt.
Thirrja e Zelenskyt për rinisjen e procesit të paqes vjen pas përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat duket se kanë ngecur gjatë muajve të fundit, veçanërisht që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme.