zoom

Bota

Putin paralajmëron: Rusia s‘do luftë, por është nëse Evropa e dëshiron

Putin paralajmëron: Rusia s‘do luftë, por është nëse Evropa e dëshiron

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se kërkesat e Evropës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë “të papranueshme”.

Në një fjalim në Moskë, ai shton: “Ne nuk do të luftojmë me Evropën, por nëse Evropa dëshiron të luftojë me ne, ne jemi gati tani”.

I pyetur për përfshirjen evropiane në bisedimet e paqes për Ukrainën, ai tha se Evropa ishte “tërhequr nga marrëveshja” dhe i akuzoi se nuk kishin “asnjë axhendë paqësore”, duke theksuar se po pengonin përpjekjet e SHBA-së për të zgjidhur konfliktin.

Presidenti rus u takua me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff për bisedime mbi draftin e planit të paqes./Zoom.al

Postime të lidhura