zoom

Bota

Putin i pikëlluar, humb jetën mikesha e tij

Putin i pikëlluar, humb jetën mikesha e tij

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Irina Podnosovës, presidente e Gjykatës Supreme të Rusisë dhe shoqja e tij prej kohësh, e cila ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Ceremonia u zhvillua në një spital të Moskës, ku ishte vendosur arkivoli i hapur.

Putin u fotografua në momente trushtimi, teksa u përkul mbi arkivol, bëri shenjën e kryqit dhe vendosi një buqetë me lule të kuqe dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e saj.

Podnosova dhe Putin ishin shokë klase në Fakultetin e Drejtësisë në Leningrad gjatë viteve 1970. Ajo u bë presidente e Gjykatës Supreme të Federatës Ruse më shumë se një vit më parë, përpara se të humbiste betejën me sëmundjen e rëndë./ Zoom.al

Postime të lidhura