zoom

Bota

Putin i përgjigjet akuzave të gruas së Navalnyt për vrasje: Të neveritshme dhe pa bazë!

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov sa i takon akuzave të gruas së disidentit Alexei Navalny.

Presidenti rus i ka cilësuar të pabaza pretendimet e saj se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se akuzat ndaj Putinit janë të pabaza dhe të neveritshme.

“Ai u helmua me Novichok, Putin e vrau,” pretendoi e veja e Navalny-t. Gruaja e Alexei Navalny akuzoi se, rivali kryesor politik i Vladimir Putin në Rusi, u helmua me Novichok. /ZOOM.AL/