zoom

Slider

Puthje të nxehta poshtë jorganit mes Ilnisës dhe Meritonit: Po kënaqem shumë…

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”, ndërsa nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, pas përfundimit të Primet të së shtunës janë parë më të afërt se asnjëherë më parë së bashku.

Teksa po bisedonin, banorja i tha gazetarit se ndjehet shumë mirë me të, ndërsa u futën poshtë çarçafit duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë së bashku.

Gjest ky që nuk kaloi pa u vënë re nga ana e Heidi Bacit, e cila i ngacmoi dyshen për qatë që ndodhi poshtë çarçafit, por as Ilnisa dhe as Meritoni nuk e pranuan se ndodhi ndonjë gjë.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Ti je i çmendur, Çfarë don me mua ti kot të pyes?

Meritoni: Çfarë pyetje pa lidhje, pse ma bën këtë pyetje?

Ilnisa: Kot për qef përgjigju.

Meritoni: Pyetje pa lidhje.

Ilnisa: Unë ndjehem shumë mirë me ty, kënaqem shumë dhe nuk më bjen në mend për asgjë tjetër. Çfarë don me mua.

Meritoni: A je rahat?

Ilnisa: “Fucking” rahat.

Meritoni: Pse ma pyet pra se çfarë dua unë me ty?

Ilnisa: Sepse unë se di a e ke edhe ti këtë ndjesi.

Meritoni: Po nëse nuk do ta kisha pasur edhe unë këtë ndjesi nuk do të isha me ty, apo jo?

Ilnisa: Po (dhe futen poshtë jorganit duke u puthur).

Heidi: Situata po degradon.

Meritoni: E mbuloj vetë kokën, nuk ndodhi asgjë.

Heidi: Më thoni tani shpejt e shpejt çfarë ndodhi kur ne nuk ishim në dhomë? /ZOOM.AL.