zoom

Lajme

Mes lajmeve se kanë bërë s*eks, Meritoni e Ilnisa “rrotullohen” përsëri poshtë jorganit. (Komentet)

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe vijojnë t’i qëndrojnë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, pavarësisht edhe debateve herë pas here mes tyre.

Prej kohësh është përfolur se dyshja kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, megjithëse kjo gjë u diskutua së fundmi edhe në “Big Brother Fan Club”.

Në studio u publikua një video e çiftit poshtë çarçafit, ku të ftuarit së bashku me moderatoren Enxhi Nasufi dhe opinionistët e emisionit komentuan lëvizjet e trupit të çiftit në shtrat.

“Unë kam përshtypjen se Ilnisa do të ketë qenë duke bërë reportazh, ndërsa Meritoni është operatori”, tha Ronaldo Sharka.

“Ka një përpjekje aty për tu…”, tha një ndër të ftuarit, ndërsa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Nga ana tjetër të shumtë ishin komentuesit të cilët janë të bindur se Ilnisa dhe Meritoni kanë kryer marrëdhënie s*ksuale brenda shtëpisë. /ZOOM.AL/