zoom

Lajme

Meta me tone të larta në Konventë, thumbon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë 7×7=42…!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Konventë, ngriti tonet dhe ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Konventa e PL-së po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, teksa pati edhe deklarata para saj, në replika në distancë me Monika Kryemadhin.

Teksa përmendi disa nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që fituan zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, Ilir Meta deklaroi se “nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7×7=42”.

“Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.

Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7×7=42”, tha ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/