Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur në komunën Vernio pranë qytetit Prato në Itali, ku një punëtor shqiptar, 56 vjeç humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi.
Sipas të dhënave paraprake, punëtori në momentin e ngjarjes ishte duke shkarkuar materialet.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën mjekët e urgjencës 118, por ata konstatuan vdekjen e menjëhershme të viktimës. Po ashtu, në operacionin e ndërhyrjes morën pjesë forcat zjarrfikëse, policia bashkiake, karabinierët dhe inspektorë të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Punëtori ishte i punësuar në një kompani që kryente punime për llogari të Hekurudhave Shtetërore. Autoritetet po vijojnë hetimet./ Zoom.al

