Aplikacion
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhun, pranë Shëngjinit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një punëtor është rrëzuar nga skela gjatë punës në një kantier ndërtimi dhe ka pësuar plagë të rënda.
Fillimisht, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat që çuan në aksidentin e rëndë./ Zoom.al


