Aplikacion
Një i ri shqiptar humbi jetën disa ditë pas një aksidenti në vendin e punës.
Florian Cani, 27 vjeç, me banim në Gemona del Friuli, u plagos rëndë më 26 qershor në zonën e Due Carrare, pranë Padovës, gjatë punës me një shtyllë telekomunikacioni prej druri. Sipas raportimeve, shtylla u rrëzua duke e goditur rëndë dhe duke i shkaktuar humbje të menjëhershme të vetëdijes.
I riu u transportua me urgjencë në spitalin e Padovës me helikopter mjekësor dhe u vendos në kujdes intensiv, ku mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë. Pavarësisht trajtimit intensiv, gjendja e tij nuk u përmirësua dhe ai ndërroi jetë më 30 qershor, pas katër ditësh në gjendje kritike.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit./ Zoom.al