Aplikacion
Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në emisionin “Kiks”, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjollën. Partneri i Fjollës, Fisnik Syla akuzohet se i ka borxh 18 mijë euro në agjencie turistike.
Ndërkohë, së fundmi është publikuar një tjetër përgjim rreth rastit në fjalë nga Klan Kosova, ku janë shfaqur tabulatet telefonike mes Fisnikut dhe pronarit të agjencisë.
Në mes të bisedës mund të dëgjohet se si Syla bën mbi fëmijën në ardhje të Fjollës, duke thënë shprehimisht: “Pasha këtë evlad që e kam në barkë, që e ka Fjolla në barkë”.
Vitin e kaluar ishte raportuar në mediat rozë për një shtatzëni të mundshme të Fjollës, mirëpo vet këngëtarja nuk kishte deklaruar asgjë rreth kësaj teme.
Mesa duket, gjatë rrugës ajo është detyruar të ndërpresë shtatzëninë e tretë, për arsye që nuk janë bërë të ditura për opinionin. Këngëtarja e hitit “Fb” ka edhe dy fëmijë të tjera nga lidhjet e saj të mëparshme, vajzat Alayah dhe Leandra.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë