zoom

Aktualitet

“Pse thua Allahu Ekber”, Komisioneri kundër Diskriminimit reagon kundër Laert Vasilit dhe Top Channel

“Pse thua Allahu Ekber”, Komisioneri kundër Diskriminimit reagon kundër Laert Vasilit dhe Top Channel

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar pas një deklarate të papërshtatshme në “Big Brother Vip 4”, të cilësuara si islamofobi nga aktori Laert Vasili.

“Pse the Allahu Ekber, e di kush thotë Allahu Ekber ata që presin koka. Çka je, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur këtu?”, tha Laerti gjatë një debati me Gjestin, pasi ai përmendi fjalët e shenjta.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini njofton thotë se është duke konsideruar nisjen e një hetimi kryesisht (ex-officio) për deklaratat e shprehura gjatë emisionit “Big Brother Vip 4”, si dhe do të mbajë qëndrime publike për këtë ngjarje.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për përdorimin e gjuhës diskriminuese dhe krahasimorëve negativë publikë. Deklaratat me krahasime negative, paragjykuese dhe stigmatizuese është një akt i patolerueshëm publik. Komisioneri fton aktorin L. V. të kërkojë ndjesë publike ndaj komuniteteve fetare, posaçërisht komunitetit të besimtarëve mysliman për krahasimet e papërshtatshme që lëndojnë komunitetit e besimtarëve. Njëkohësisht, nxit produksionin e “Big Brother Vip 4”, si dhe operatorin kombëtar “Top Channel” për marrjen e masave të përshtatshme mbi ngjarjen e ndodhur dhe mospërsëritjen e situatave të tilla. Përdorimi i gjuhës së urrejtes dhe krahasimet denigruese në platformat televizive kombëtare të debatit, me rezonancë të lartë në shoqëri, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një debati konstruktiv, të arsyeshëm dhe të lirë për bashkëjetesën dhe tolerancën midis grupeve të ndryshme dhe shoqërore.”thotë Komisioneri.

Postime të lidhura