zoom

Stil

“Pse e përdredh gojën?” – Ndjekësja ofendon Kiarën, i përgjigjet moderatorja: Sa gjynah!

Moderatorja Kiara Tito është përplasur me një ndjekëse në “Instagram”.

Një ndjekëse e ofendon atë, duke i shkruar në mesazh se nuk di të moderojë, për shkak të mimikave që bën sa herë shikon kamerën.

“Nuk të shkon asgjë, po fytyrën dhe gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit dhe kamerës. E ke problem ti s’bëhesh se s’bëhesh”, i shkruan ndjekësja.

Përgjigjen Kiara ia ktheu duke i publikuar mesazhin, ndërsa shkruan se njerëz të tillë duhet të përpiqen të shpenzojnë më shumë energji për veten e tyre dhe jo të ndërhyjnë dhe komentojnë të tjerët.

“Sikur inati i këtyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte shumë më e mirë. Por ndërkohë harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjetet sociale, sa gjynah”, tha Kiara Tito.