Aplikacion
Për disa prej nesh, Covid është vetëm një humbje nuhatje, jo aq i rëndë sa për të tjerët.
Por shkencëtarët e specializuar në sistemin imunitar paralajmërojnë se Covid po shkakton ende infeksione të rënda që mund të jenë më të këqija se më parë dhe të rrëzojnë pacientin për javë të tëra.
Çfarë po ndodh?
Mënyra se si ia dalim pas ekspozimit ndaj Covid-it, është ‘betejë’ midis vetë virusit dhe mbrojtjeve të trupit tonë.
Fazat më të hershme janë vendimtare, pasi ato diktojnë se sa i fortë do të jetë virusi brenda trupit tonë dhe sa i rëndë do të jetë.
Profesoresha Eleanor Riley, imunologe në Universitetin e Edinburgut, ka pasur periudhën e saj “të tmerrshme” të Covid që ishte shumë më e keqe nga sa pritej.
“Nivelet e antitrupave të njerëzve kundër Covid janë ndoshta po aq të ulëta tani sa kanë qenë që nga prezantimi i parë i vaksinës”.
Antitrupat janë si raketa mikroskopike që ngjiten në sipërfaqen e virusit dhe e ndalojnë atë të infektojë qelizat e trupit tonë.
Pra, nëse keni shumë antitrupa, ata mund të pastrojnë shpejt virusin dhe çdo infeksion do të jetë i shkurtër dhe i butë.
“Tani, për shkak se antitrupat janë më të ulëta, një dozë më e lartë e virusit po kalon dhe po shkakton një periudhë më të rëndë sëmundjeje,” thotë Riley.
Nivelet e antitrupave janë relativisht të ulëta, sepse ka kohë që shumë prej nesh janë vaksinuar ose janë infektuar, gjë që gjithashtu rrit imunitetin.
Peter Openshaw, nga Imperial College London, thotë se gjëja që bëri ndryshimin e madh më parë ishte përhapja shumë e gjerë dhe e shpejtë e vaksinave, “madje edhe të rinjtë arritën të vaksinohen dhe kjo bëri një ndryshim absolutisht të madh.”
Këtë vit nuk ndodh kjo.
Openshaw thotë se ai mendon se rezultati do të jetë një infektim në masë, me pacientë që do vuajnë nga Covid-19 për ditë ose javë.
“Viruset që qarkullojnë tani janë imunologjikisht mjaft të largët nga virusi origjinal që u përdor për të bërë vaksinat e hershme, ose që i infektoi ato për herë të fundit. Shumë njerëz kanë shumë pak imunitet ndaj viruseve Omicron dhe varianteve të tyre prandaj dhe të gjithë jemi më të rrezikuar”, thotë Openshaw.