zoom

Politikë

PS: Të hetohet Kryemadhi për lidhjet me rusët

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saja me oligarkët rusë.

“I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të hesht, por prokuroria jo se është cenuar sigurua kombëtare dhe Shqipëria është njollosur”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI-së, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.