zoom

Politikë

PS miratoi ndryshimin e Rregullores për ashpërsimin e dënimeve, Bardhi: E çojmë në Kushtetuese!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e Rregullores së Parlamentit nga ana e mazhorancës, e cila ashpërson dënimet ndaj deputetëve.

“Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve të Edi Ramës. Si çdo regjim edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie. Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme të setit të rregullave të bashkëjetesës në Parlament.

Ndryshimi do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”, tha Bardhi për gazetarët nga jashtë Parlamentit. /ZOOM.AL/