zoom

Lajme

Provokon Luana Vjollca: Mua njëherë po të më provosh…

Provokon Luana Vjollca: Mua njëherë po të më provosh…

Luana Vjollca ka bërë një deklaratë provokuese gjatë spektaklit të djeshëm të Fermës VIP.

Në nisje të spektaklit, Luana foli për marrëdhëniet midis njerëzve, ndërsa veten e përshkroi si një njeri që nëse e takojnë dhe e provojnë njëherë, do ta kërkojnë gjithmonë.

Më pas, Luana Vjollca e shpjegoi deklaratën e saj sikur e kishte fjalën për rolin e saj si moderatore.

Por në rrjet, kjo deklaratë është interpretuar si një mesazh i Luanës për biznesmeni nga Kosova me të cilin ka pasur lidhje.

“Mjaftuan vetëm 2 ditë që ata të na jepnin material për ta gdhirë së bashku edhe sonte, si në çdo takim tjetër tashmë.

Ah këto takimet tona! Takime që unë mezi i pres sepse nëpërmjet takimeve ne krijojmë marrëdhënie dhe marrëdhëniet janë si një kopësht me lule; ato kërkojnë përkujdesje dhe dashuri për t’u rritur.

Ok, sot qenkam vërtet shumë romantike… se nga më buron vallë nuk di.

Por meqenëse fola për lulet dhe jam aq modeste sa veten dhe të gjitha vajzat i krahasoj me një lule, më lejoni t’ju them diçka për veten:

Mua një herë të më provosh, gjithë jetën do më kërkosh…

Si moderatore e kam fjalën! Se nuk u çmenda aq shumë që të kaloj në temë tjetër”, tha Luana Vjollca./ Zoom.al

Postime të lidhura