zoom

Të gjitha

“Provokim dhe censurim”/ Fansat e Ronela Hajatit kritikojnë Eurovizionin pas heqjes se fotove

Ethet e Eurovizionit kanë nisur tashmë ku vendi jonë do përfaqësohet nga këngëtarja e mirënjohur Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Por së fundmi ka ndodhur një incident gjatë provave që këngëtarja shqiptare po bënte. Fotot dhe videot e postuara morën mjaft vëmendje dhe u pëlqyen tepër nga fansat të cilët janë mjaft të emocionuar për performancën e Ronelës.

Por më vonë është vënë re një veprim i pazakontë nga faqja zyrtare e Eurovizionit në Instagram të cilët kanë fshirë dhe ripostuar fotot për shtetin tonë por duke hequr një prej tyre që konsiderohej si më provokative. Ky veprim nuk ka ikur pa u vënë re nga fansat të cilët kanë reaguar menjëherë me komente nëpër rrjete sociale në mbështetje të Ronelës duke e cilësuar këtë veprim si një akt censurimi.


Madje disa zëra thonë që ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative. Shtojmë se fotot e postuara në Instagram për Shqipërinë kishin 25.000 pëlqime pra dukshëm më shumë se shtetet e tjera./L.K

/Zoom.al