Aplikacion
Dhjetëra mijëra protestues kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë Turqinë pasi rivali kryesor i presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan u arrestua dhe u akuzua për korrupsion.
Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit, do të zgjidhej si kandidati presidencial i Partisë Popullore Republikane (CHP) për vitin 2028 në një votim të dielën.
Në përgjigje të arrestimit të tij, mbrëmjen e së dielës kishte një rritje të trazirave më të këqija që vendi ka parë në më shumë se një dekadë, ku ndaj protestuesve u hodh gaz lotsjellës dhe u goditën mr plumba gome.
Imamoglu tha se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht. “Nuk do të përkulem kurrë”, shkroi ai në X para se të lihej në paraburgim.
Erdogan ka dënuar demonstratat dhe ka akuzuar CHP-në se po përpiqet të “turbullojë paqen dhe të polarizojë popullin tonë”.
Gruaja e Imamoglu, Dilek Kaya Imamoglu iu drejtua turmave të mëdha jashtë bashkisë, duke u thënë demonstruesve se i shoqi përballet me padrejtësi.
Demonstratat në përgjigje të arrestimit të Imamoglu janë më të mëdhatë që ka parë vendi që nga protestat e Gezi të vitit 2013, të cilat filluan në Stamboll për prishjen e një parku lokal.