Aplikacion
Gjykata la në fuqi arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe urdhëroi qëndrimin e tij në qeli deri në përfundimin e gjykimit, lidhur me akuzat për korrupsion.
Pas arrestimit të Imamoglu, në Stamboll kanë shpërthyer protestat, duke nxitur shqetësime për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi sepse Imamoglu është kundërshtar politik i Erdogan, duke e konsideruar kështu burgosjen e tij politike.
Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar akuzat se veprimet ligjore ndaj figurave opozitare janë të motivuara politikisht dhe kanë insistuar se gjykatat e Turqisë veprojnë në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, protestuesit turq u përplasën të shtunën me forcat e policisë para objektit të Kuvendit Komunal në Stamboll, ndërsa Imamoglu po merrej në pyetje për aferat korruptive dhe për lidhjet e tij me organizatën terroriste kurde.
Teksa policia ka arrestuar mbi 300 protestues, opozitarët kanë njoftuar se do të vazhdojnë tubimet edhe sot, pavarësisht urdhrit për të ndaluar protestat deri më 28 mars./ Zoom.al