Aplikacion
Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa.
Bëhet fjalë për një strukturë të re ndërtimore me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ngritur mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Sipas dokumentit zyrtar, Prokuroria e Sarandës kërkoi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, kërkesë që u pranua nga gjykata më 12 maj 2026.
Raportohet se sipas burimeve hetimore, objekti dyshohet të jetë pjesë e një procedure pasurore që lidhet me hetime në vazhdim, ndërsa vendimi i sekuestrimit është ekzekutuar nga autoritetet kompetente.
