zoom

Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar/Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, policia procedon disa prej tyre

Banorët e Bërxullës në Tiranë kanë protestuar sërish sot duke kërkuar shpronësim të drejtë të pronave të tyre që preken nga projekti I rrugës Thumanë-Kashar.

Disa nga banoret kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Gratë dhe të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet e tyre në mbrojtje të pronës.

Banorët kanë vijuar me thirrjet e tyre për uljen në negociata për shpronësimin e tokave, ndërsa thanë se do kalojnë në masa më ekstreme deri në bllokimin e aeroportit të Rinasit.

Sakaq, policia i ka lajmëruar banorët në rrugë se po konsumonin një vepër penale, thirrje të cilën banorët e kanë injoruar dhe kanë refuzuar kategorikisht largimin.

Ndaj policia ka proceduar penalisht disa prej tyre.