zoom

Lajme

Projekt-rezoluta e PS për korrupsionin sot në Kuvend, priten debate të forta. Çfarë parashikohet

Parlamenti pritet të mblidhet sot në seancë plenare, për të diskutuar për projektrezolutën e hartuar nga PS-ja për korrupsionin. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 13:00.

Debate mes kampeve politike pritet të jenë të forta, teksa pr/rezoluta në fjalë është votuar në Komision vetëm me votat e PS-së, ndërsa nuk ka gjetur dakordësi me opozitën.

Ndërkohë, seanca pritet të shoqërohet me debate, ndërsa parashikuar që të zgjasë rreth 4 orë. Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, ç’ka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj.

PS e ka deklaruar rezolutën me qëllim përmirësimin e reformës në drejtësi dhe në mbështetje të SPAK e GJKKO.

Pas miratimit, mes palëve do nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. /ZOOM.AL/