zoom

Lajme

“Produksion manipulues”- Dalja e papritur e Silvana Bushatit nga “Ferma Vip”, shpërthen rrjeti: Turp! Ishte lojtare e fortë, s’e meritonte

“Produksion manipulues”- Dalja e papritur e Silvana Bushatit nga “Ferma Vip”, shpërthen rrjeti: Turp! Ishte lojtare e fortë, s’e meritonte

Rrjeti ka shpërthyer ndaj produksionit të “Ferma VIP” pas daljes së papritur të Silvana Bushatit nga gara.

Ajo është fermerja e eliminuar nga spektakli, pas përballjes së saj me Albën në televotim, ndërsa largimi i saj erdhi si një befasi për shumë ndjekës, pasi ajo është njohur për karakterin e fortë, qëndrimet e drejtpërdrejta dhe gatishmërinë për të përballuar sfida, cilësi që e bënë një prej konkurrenteve më të spikatura të edicionit.

Pas eliminimit të saj, rrjeti është mbushur me reagime që shprehin mbështetje dhe keqardhje për largimin e saj të papritur.

“Silvana ishte femra me e saktë aty program leshi. Nuk ja vlen me harxhu asnje sekond nga jeta jone me ju pa ju produksion manipulues”, shkruan një komentues.

Gjithashtu ky rezultat shkaktoi pakënaqësi te këngëtari Frederik Ndoci, i cili shprehu dyshime mbi transparencën e votimeve dhe akuzoi produksionin për manipulim të rezultateve.

Moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, reagoi duke theksuar se vendimet merren nga publiku dhe jo nga produksioni.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Luana Vjollca: Më lejoni t’ju them edhe një herë se është publiku ai që vendos.

Frederik Ndoci: Tani ne nuk i shohim votat e publikut, dyshoj te votat e publikut.

Luana Vjollca: Dyshon te votat e publikut, atëherë edhe një herë Frederik më the që dyshon tek votat e publikut.

Frederik Ndoci: Është një diçka që unë e mendoj.

Luana Vjollca: Praktikisht po hedh gjykime mbi produksionin, kështu që të jemi të kujdesshëm pavarësisht ndjenjave tuaja dhe pëlqimeve tuaj me njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm se çfarë themi, të lutem. Kushdo nga ju që ka qasje të tillë mbi këtë produksion është i lirë në këtë moment të largohet.

Postime të lidhura