Aplikacion
Nuk kanë të sosur skandalet me linjat ajrore të fluturimeve. Një defekt i radhës në avionin e “Wizzair” i ka lënë “peng” udhëtarët për të paktën gjashtë orë.
Dhe jo vetëm, pasi fluturimi nuk u realizua dhe për pasojë qytetarët janë zhvendosur me njoftimin për një tjetër mjet fluturues nga kompania, duke kaluar mes të ftohtit momente stresi dhe deri paniku. Por përsëri sipas ankesave, u është dashur të presin me orë të gjata, mes tyre fëmijë, gra e të moshuar.
“Na zbriten nga avioni i Wizzair sepse kishte difekt në Luton dhe kemi disa orë që presim të moshuar e fëmijë për zgjidhje”, shkruanin qytetarët të shqetësuar, teksa JOQ ka bërë dhe publikimin e një video, ku dallohet aeroporti, pasagjerët që zbresin dhe moti i keq me mjergull. Udhëtarët prisnin të ktheheshin nga Anglia për në Shqipëri.
“Zoom.al” ka denoncuar vazhdimisht problematikat e kësaj kompanie fluturimesh. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram