zoom

Lajme

Princi William përgatit ushqimin për të pastrehë me djalin George, në organizatën që vizitoi me Princeshë Dianën kur ishte fëmijë

Princi William përgatit ushqimin për të pastrehë me djalin George, në organizatën që vizitoi me Princeshë Dianën kur ishte fëmijë

Princi i Uellsit ka marrë me vete djalin e tij 12-vjeçar, Princin George, në një organizatë bamirëse një lidhje të fortë personale për të – “The Passage”, në Westminster – ku ai vetë ishte çuar fëmijë nga nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit.

Ky “kalim i stafetës” ndodhi javën e kaluar, ku George ndihmoi në përgatitjen e drekës për personat që mbështeten nga “The Passage”, organizatë që punon me të pastrehët në qendër të Londrës.

Princi George firmosi librin e vizitorëve në të njëjtën faqe që ishte firmosur nga Princi William dhe gjyshja e tij Diana në dhjetor të vitit 1993.

Mick Clarke, drejtori ekzekutiv i organizatës “The Passage”, tha se Princi George kishte ardhur në momentin kur po përgatitej dreka e Krishtlindjes për 150 persona.

“Pra, gjithçka kishte të bënte me pyetjen: ‘A je gati t’i përveshësh mëngët dhe të angazhohesh?’ Dhe ai ishte plotësisht i gatshëm”, u shpreh Clarke.

“Shumë i ngjashëm me babain e tij, në fakt – thjesht donte të përfshihej dhe të ndihmonte”, shtoi kreu i organizatës bamirëse.

/Zoom.al