zoom

Aktualitet

Prezantohej si polic, arrestohet 40-vjeçari, lëvizte i armatosur në mes të Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur në mes të kryeqytetit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. Gj, i cili prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie.

Gjithashtu gjatë kontrollit 40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.