Aplikacion
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes iraniane, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara e dinë saktësisht vendndodhjen e Liderit Suprem të Iranit, por kanë zgjedhur të mos e eliminojnë – të paktën për tani.
“Dorëzim pa kushte,”- shkroi Donald Trump në një postim në Truth Social, duke i dërguar një mesazh të qartë Iranit.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lideri Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta vrasim! Jo për momentin,” shkroi Trump në një deklaratë të lëshuar në rrjetet sociale. “Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”
Duke shtuar se SHBA-të kanë “kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin”, Trump theksoi epërsinë teknologjike të ushtrisë amerikane, duke nënvlerësuar kapacitetet mbrojtëse iraniane si të pamjaftueshme përballë “gjërave” të prodhuara në Amerikë.
Kjo deklaratë, që vjen mes tensioneve të rritura në rajon interpretohet si një formë presioni psikologjik për të detyruar Iranin drejt një “dorëzimi pa kushte”. Deri më tani, Teherani zyrtar nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre komenteve provokuese./ Zoom.al