zoom

Aktualitet

Presidenti i SHBA, Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Presidenti i SHBA, Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pezulluar programin amerikan të lotarisë për kartën e gjelbër (Green Card), pas një sulmi të armatosur të ndodhur javën e kaluar në Universitetin Brown, ku humbën jetën dy persona.

Sipas BBC, i dyshuari për sulmin ishte një shtetas portugez, i cili u gjet i vdekur të enjten. Ai kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 përmes programit të vizave të diversitetit (DV) dhe më pas kishte përfituar kartën e gjelbër.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, bëri të ditur se pezullimi i programit është marrë me urdhër të presidentit Trump, me qëllim që, sipas saj, “të sigurohet që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program”.

Autoritetet amerikane dyshojnë se i njëjti person, Claudio Neves Valente, 48 vjeç, është përgjegjës edhe për vrasjen e një profesori portugez të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Nuno Loureiro, disa ditë para sulmit në universitet.

Programi i lotarisë së Green Card u ofron çdo vit deri në 50 mijë viza shtetasve nga vende me nivele të ulëta emigrimi drejt SHBA-së, përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme./Zoom.al

Postime të lidhura