zoom

Politikë

Presidenti i ri, PS mbledh Kryesinë të premten

TIRANË- Të premten Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 17:00, ku pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit/es për presidentin e ri të vendit. Më pas pritet që të mblidhet  grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku do të diskutohen emrat e më pas do të kalojë për votim.

RENDI I DITËS:

1. Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;

2. Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asamble;

3. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave të Sekretarëve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutivë të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave të strukturës organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste;

4. Ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste;

5. Çështje të tjera jashtë rendit të ditës. Mbledhja do të zhvillohet ditën e premte, datë 03.06.2022, ora 17:00, në Selinë e Partisë Socialiste.