zoom

Slider

Presidenti i ekipit të Serie A e krahason mesfushorin Kristjan Asllanin me legjendën e Italisë

Mesfushori i kombëtares, Kristjan Asllani pas kalimit nga Empoli te Inter nuk ka patur shumë minuta, megjithatë elozhet për të nuk mungojnë.

Trajneri Inzaghi nuk e ka përdorur ende shqiptarin si titullar, ndërsa vlerësimet e mëdha kanë ardhur sërish nga presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi.

“Cilësia e Asllanit, përtej të luajturit me të dyja këmbët dhe të paturit të zemrës dhe mushkërive të Tardellit, është fanella. Veshja nuk ka rëndësi për të, nuk e rëndon, nuk futet në presion si të tjerët”, tha Corsi. /zoom.al/