zoom

Bota

Presidencialet në Francë/ Marine Le Pen pranon humbjen, por thotë se lufta vazhdon!

Presidencialet në Francë/ Marine Le Pen pranon humbjen, por thotë se lufta vazhdon!

Marine Le Pen pranoi humbjen e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, por tha se rezultati ishte një “fitore” për lëvizjen e saj politike dhe se lufta vazhdon.

“Vullneti ynë për të mbrojtur francezët është forcuar,” tha Le Pen, duke vënë në dukje se “ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër politikës sociale dhe emigracionit të Macron”. Le Pen shtoi se “lufta nuk ka përfunduar ende”, me synimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të cilat ajo tha se ekziston një “rrezik i madh” që Macron të sigurojë një shumicë edhe në parlament.

Në fjalimin e parë drejtuar mbështetësve pas shpalljes së rezultateve të projeksioneve që nxorën fitues Emmanuel Macron, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se rezultati, një humbje e parashikuar sipas saj, është ende një fitore për partinë e saj. Ajo shtoi se e respekton verdiktin e kutisë së votimit.